Mbyllet Hasi: PD merr dyfishin e votave nga PS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2021, 10:16

Ka përfunduar procesi i numërimin në Has të Kukësit.
Partia Demokratike ka siguruar 4776 vota, ndërkohë Partia Socialiste merr 2671 vota.
Ndërkohë LSI mori 14 vota.
“PD po rekuperon humbjet që pati pas 2009, por ende nuk është e qartë nëse do të prodhojë mandate më shumë për të ardhur në qeveri” analizon gazetari i Ora News, Everest Dedaj.
Ndërkohë në krahasim me 2017 PD ka marrë më shumë 704 vota, ndërkohë PS ka marrë më 723 vota më pak. Sakaq LSI-ja ka pasur një rënie drastike duke marrë 434 vota më pak se 4 vite më parë
Rezultati i zgjedhjeve në 2017:
PD: 4.072 vota
PS: 3.394 vota
LSI: 453 vota
