Numërohen 1488 nga 5199 kuti, PS pëson rënie 49.8%, PD 38.53 % dhe LSI 7.11 %, në rritje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2021, 08:58
Deri në orën 08:41 sipas raportimit të KQZ-që janë numëruar 1488 kuti nga 5199 në total në rang vendi.
Partia kryesuese deri më tani shfaqet PS me 204.584 vota ose 49.8%, konvertuar në 76 mandate.
PD-AN ka marrë 158.294 vota ose 38.53 %, konvertuar në 56 mandate.
LSI në rang vendi ka marrë 29.190 vota ose 7.11 %, konvertuar në 9 mandate.
PSD e Tom Doshit, i cili është tërhequr tashmë nga gara për deputet ka arritur të marrë 7879 ose 1.92 %, konvertuar në 2 mandate.
Aktualisht në disa qenda votimi ka ndaluar.

