Durrës, qindra qytetarë në KZAZ-në 22 dorëzojnë kutitë e votimit, por harrohen masat

Në Durrës, në KZAZ-në 22 janë duke u dorëzuar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore të ditës së sotme.

Ndërkohë, sikurse mund të shihet edhe nga këto pamje të siguruara nga Ora News, para kësaj KZAZ-je janë mbledhur disa qindra njerëz, pa respektuar masat anti-Covid.

Duket se interesi për dorëzimin e kutive zgjedhore dhe nisjen e procesit të numërimit, ka bërë që të "harrohet" Covid në shumë zona të vendit.

Durrës, qindra qytetarë në KZAZ-në 22 dorëzojnë
Grumbullimi në KZAZ nr. 22 në Durrës për dorëzimin e kutive