"Exit Poll-et parashikime para ndeshjes" Në daljen e parë pas mbylljes së votimeve, Rama falenderon patronazhistët
Pak minuta pasi u mbyll zyrtarisht votimi Kryeministri Edi Rama në deklaratë për median i bëri thirrje numëruesve të bëjnë detyrën e tyre në mënyrën sa më profesionale
”Populli foli, detyra e çdo vëzhguesi e numëruesi është të veprojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat në kuti. Hamendjet, sondazhet e exit pollet pavarësisht faktit që na japin forcë qeverisëse sërish I përkasin thjesht dhe vetëm parashikemeve para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive, që është rezultati I ndeshjes. Ju lutem përqëndrohuni në detyrë."
Nuk mund të mos linte pa falenderuar patronazhistët.
“Falenderim nga zemra për të gjithë patronazhistët dhe patronazhistët që kanë bërë një punë shumë mbresëlënëse. Ata e dinë më mirë se kush tjetër se kush ka votuar dhe kush s’ka votuar. Duke qenë se në zonat e tyre ata janë të bindur në rezultatin e punës, dua të siguroj që të bindur janë të gjithë të tjerët në të gjitha zonat. Tani është moment që i gjithë rrjeti fantastik i patronazhistëve të pushojnë e të ndjekin nga shtëpia vazhdimin e këtij procesi e nesër Shqipëria do të buzëqeshë.”

