Soreca në Tiranë për mbylljen e votimit: Administrata zgjedhore ka funksionuar mirë

Ora 19:00 shënoi mbylljen e orarit zyrtar të votimit, një proces që ka nisur prej orës 7 të mëngjesit të sotëm.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, siç hapi votimin në Tiranë zgjodhi të inspektojë nga afër edhe mbylljen e tij.

Soreca: Jam këtu se ka filluar në 7 në Tiranë dhe do të përfundojë në Tiranë në orën 7. E filluam me Tiranën por më pas kemi qenë në Peqin, Elbasan, Kavajë dhe pastaj në Durrës.

Sa i takon procesit ai tha se kryesisht ka qenë pa probleme.

Soreca: Përveç disa problemeve që kanë hasur me identifikimin biometrik, administrata zgjedhore ka funksionuar mirë dhe pa probleme. Skuadrat e BE që po i vëzhgojnë zgjedhjet në pjesën dërmuese të Shqipërisë do të bëjnë atë që po bëj unë këtu, do të vëzhgojnë procesin e mbylljes së qendrave të votimit dhe gjithë procesin më pas.