Agron Çela i kënaqur nga votimi: LSI do të jetë një surprizë për gjithë Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 18:56
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet i LSI Shkodër, Agron Çela, është shprehur shumë i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit të votimit këtë të dielë.
Pas hedhjes së votës në kutinë e votimit, ai apeloi partitë politike që të ruajnë qetësinë edhe gjatë procesit të numërimit.
Çela: Kemi pasur një votim si asnjëherë tjetër, shumë i veçantë dhe i dashur për ne. Shpresojmë të vazhdojë kështu. Si gjithmonë rrëmujat nuk bëhen në qendrat e votimit por aty ku numërohen, të rrimë korrekt të gjithë. Ishte një ditë për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Shpresojmë që populli të ketë ditur të zgjedhë më të mirin.
Çela shtoi se është shumë i kënaqur me rezultatet duke shtuar se ka besimin se LSI do të jenë një surprizë për gjithë Shqipërinë.
