Meta nga Vlora: Askush të mos mungojë në këtë takim historik të Shqipërisë me Europën
Presidenti Ilir Meta e ka shmangur përgjigjen për pyetjen e gazetarit të Ora News, Edi Ruçi, nëse do të dekretojë Ramën pas 25 prillit nëse fiton një mandat të tretë.
Meta:Për mua është e rëndësishme të fitojë Shqipëria. I ftoj të gjithë shqiptarët të jenë pjesë e këtij qëllimi.
Kreu i Shtetit zgjodhi sheshin e Flamurit në Vlorë për të përcjellë edhe mesazhin e fundit për pjesëmarrje në zgjedhje para se të mbyllet votimi.
Meta: Vlora në një moment historik si ky do të thotë fjalën e saj dhe kam shumë besim te Vlora. Ky shesh është i gjithë shqiptarëve ndaj e zgjodha për të dhënë mesazhin e fundit për pjesëmarrjen.
Të gjithë duhet të jenë pjesë e kësaj historike. Të gjithë të nxitojnë të kryejnë këtë detyrim qytetar dhe patriotik. Si mund të mungojnë ata në një moment kaq historik të takimit të Shqipërisë me Europën.
Ndërkohë Meta apeloi policinë dhe prokurorinë të hetojnë çdo krim zgjedhor që ka ndodhur deri ditën e djeshme por edhe që mund të ketë ndodhur deri tani që të dekurajojnë përpjekjet për të dëmtuar kërtë proces të mrekullueshëm që po shohim sot.
