“Fitorja është e jona”, Kryemadhi shpall suksesin pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar fitoren menjëherë pas përfundimit zyrtar të mbylljes së procesit të votimit.
Përmes një postimi në “Facebook”, ajo deklaron se procesin duhet ta çojmë deri në fund pa provokime, duke numëruar edhe votën e fundit.
“Urime! Fitorja është e jona! Tani mos lëshoni asnjë milimetër, ta çojmë deri në fund procesin pa provokime duke numëruar edhe votën e fundit”, ka shkruar Kryemadhi.

Ndërkohë gjatë një deklarate Kryemadhi u shpreh se numrat tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme të Aleancës për Ndryshim.
Kryemadhi: "Nuk duhet të lëshojmë asnjë milimetër, por përkundrazi ta çojmë procesin deri në fund, sepse çdo moment, çdo sekondë, është ajo që e çon Shqipërinë drejt Evropës. Numrat që janë tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës. Sot të paktën në projeksionet e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot."