Yuri Kim: Shqiptarët e shprehën vullnetin, të sigurohet integriteti i votës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar menjëherë pas përfundimit zyrtar të orarit të votimit në zgjedhjet paralamentare duke kërkuar tani nga kandidatët dhe liderët që të mos supozojnë rezultatin dhe ta pranojnë atë kur të mbyllet numërimi. Ambasadorja amerikane në një mesazh në Twitter tha se Shqiptarët dolën me forcë për të shprehur vullnetin dhe se tani autoritetet duhet të sigurojnë integritetin e votës.

 

“Votuesit në Shqipëri dolën me forcë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë detyrën të sigurojnë integritetin e votës. Kanditatët dhe liderët gjithashtu kanë detyrimin për të mos supozuar rezultatin por të pranojnë gjykimin e votuesve kur numërimi të përfundojë”, ishte mesazhi i Yuri Kim menjëherë pas përfundimit të votimit në zgjedhjet paralamentare në Shqipëri.