Exit Poll II i Rtv Ora&Noto: Tirana i mbetet PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 20:15
Rezultati për Tiranën mbetet i njëjtë edhe në Exit Pollin e dytë të Rtv Ora dhe Antonio Notos, i cili u publikua në 20:00.
Nga përpunimi i 90% të të dhënave, shifrat kanë mbetur po ato, përkatësisht PS 41-45%, PD 44-48%, LSI 4-8%, PSD 1.5-3.5%, Thurje 0.5-2.5%, partie të tjera 0-2%.
Edhe në Exit Pollet e tjera Noto tha se rezultati pothuajse i njëjtë.
"Nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë, përveçse në Durrës kemi një reflektim të lehtë të PD dhe një rritje të lehtë të LSI që nuk ndikon shumë".
Exit Poll i fundit do të jetë në 21:00.

