Rama kërcënon Metën nga Vlora: Presidenti një turp kombëtar! Nuk ka parë gjë akoma
Kryeministri Edi Rama duket se ka kthyer në personale me presidentin Ilir Meta. Në çdo miting ku ka marrë pjesë kreu i PS nuk e ka humbur rastin të sulmojë kreun e shtetit.
Edhe sot, pas takimit në Durrës ku nuk kurseu ironitë, në mitingun mbyllës në Vlorë Rama lëshoi një kërcënim për Metën.
“Unë sot e kuptova që nga Vlora nuk kam parë gjë akoma. Unë sot ju kërkoj ju që jeni këtu dhe të gjithë atyre që para se të jenë socialistë, demokratë, të majtë, të djathtë, të kënaqur, të pakënaqur, janë vlonjatë, që të dielën t’i tregojnë tërë Shqipërisë dhe sidomos atij turpi kombëtar që quhet President, që nuk ka parë gjë akoma.
Më pyeti një ditë Damiani, më tha ore na mbeti Likja në Vlorë, i thashë është ajo puna e derës së xhamisë, ka shkuar te dera e xhamisë dhe në 25 prill Vlora do ja lërë përgjithmonë historisë, atë, Saliun, Lulin, Monikën dhe tërë paçavuret që na janë qepur mbrapa 30 vite. Nëse na jepni 9 mandate do të bëjmë 12 herë më shumë për Vlorën”.

