Meta: Prisja që dikush të futej në burg për daljen e të dhënat personale, kush blen votën do përballet me ligjin

Presidenti Ilir Meta tha se çdo funksionar i lartë publik duhet të tërhiqet nga çdo presioni që i bëjnë administratës dhe familjeve të tyre.

Po ashtu, Meta tha se priste që dikush të ishte në burg tani duke treguar mekanizmin dhe bashkëpunëtorët se si të dhënat personale të shqiptarëve kanë përfunduar në duart e të gjithëve

Meta: Çdo funksionar i lartë publik duhet të tërhiqet nga çdo presioni që i bëjnë administratës dhe familjeve të tyre. Çdo përpjekje për ta marrë votën forcërisht sjell përdhosje të dinjitetit dhe shqiptaria jonë nuk e duron më këtë. Prandaj bëj thirrje tërhiquni nga urdhrat e shefave tuaj se reagimi i ligjit dhe popullit do të jetë i ashpër. Po ashtu drejtësia të reagojë që të bindë qytetarët se funksion.

Prisja që dikush të ishte në burg tani duke treguar mekanizmin dhe bashkëpunëtorët se si të dhënat personale të shqiptarëve kanë përfunduar në duart e të gjithëve. Nuk janë patronazhistë. Ata janë fuksa që i ka njohur populli për 50 vitet e kaluara. Për çdo postim në rrjetet sociale ka monitorim. Patronazhisti pasi sheh përkatësinë politike, shihet çfarë poston në rrjetet sociale dhe hetohet se çfarë problemesh ka me shtetin dhe i bëhet e ditur që ky problem bëhet i ditur vetëm duke i shtrembëruar votën.