Meta: Patronazhistët janë fuksa, sistem si Gestapo, do të sjell prova tepër serioze

Presidenti Ilir Meta tha se patronazhistët janë fuksat modernë që ka njohur populli shqiptar për 50 vite në të kaluarën

Po ashtu, Meta tha se Memet për këtë çështje janë të papërgjegjshme dhe shumë shpejt do të vijë me prova tepër serioze

Meta: Policia të distancohet nga përpjekja e politikës, mos u keqpërdorni si në zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut, Policia të tregojë integritet në plotë, duhet të luftojë edhe më fortë krimin dhe të fokusohet vetëm në ruajtjen e qetësisë dhe të luftojë fenomenin e shitblerjes së votës. Të gjithë funksionarët e lartë publikë të largohet nga intimidimi i familjarëve të administratës.

Nuk janë patronazhist, por fuksat që ka njohur populli shqiptar për 50 vite në të kaluarën. Memet për këtë çështje janë të papërgjegjshme dhe shumë shpejt do të keni prova tepër serioze dhe pse ky është sistemi i Gestapos dhe pse sulmon ata që kanë mendim ndryshe, apo janë mbështetës të opozitës dhe se si monitorohen ata në rrjetet sociale. Është e tmerrshme të shohësh se si patronazhisti monitoron qytetarin në vijim.

Po a do të angazhohet presidenti Meta në fushatë?

Meta: Presidenti ka vetëm një fushatë mbrojtjen e votës. Do ju faktoj me dëshmitarë konkretë dhe prova si është ndërtuar një rrjet dhunues mafioz i tipit Gestapo përmes gjoja patronazhistëve që janë tutorë të qytetarëve shqiptarë duke u bërë çdo ditë presion dhe shantazh.