Rama: Vajte te 6-ta, 9 e ke, more 69-tën të mori djalli, i këpusni 12 dhe mirupafshim

Nga Gjirokastra ku zhvilloi një takim elektoral, kryeministri Rama u shpreh se së të votosh nr. 6 dhe nr. 9, numrat e LSI-së dhe PD0së në fletën e votimit, të mori djalli.

Sipas Ramës, pavarësisht se kemi pothuaj katër viteve të jashtëzakonshme, sot Gjirokastra, Tepelena, Libohova, Dropulli, Memaliaj janë shumë më mirë seç ishin.

Rama: Më tha fallxhorja ca bën, si do ndash Lulin, po i thua ‘ndahu, ndalu’, po ia ke parë numrat dhe më dha letrën, më tha 6, jo më tha është 9, po ky, edhe prandaj tha unë të kuptoj, s’ke faj. Dhe prandaj ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune, njerëzimi ka rënë dakord, që ky është numri i djallit, 69. Vajte te 6, 9 ke, vajte te 9, 6 ke. More 69 të mori djalli. Jam i bindur dhe jam i sigurt që ju qe jeni aty, keni ardhur nga Kuçi dhe ju dua shumë, e si pse, se i bini shkurt, i këpusni 12 dhe mirupafshim. Më tha dëgjo, e bukur kjo si lojë, por ua bëra se nuk është lojë fjalës, po ç'lidhje ka shorti. Dhe më tha, nuk është as 6 dhe as 9, po Derri maç, Ilir poshtë, Sali lart, Saliu poshtë, Ilir lart. Presidenti thotë, tjetri thotë doktori. Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Ato që na ndjekin, u bëj thirrje që në këto kushte të jenë prezent në këto takime, duke filluar nga demokratët e Shkodrës, u them që Derrin maç do keni. 

Nuk e kam marrë telefonin me vete po më erdhi një mesazh nga një mikeshë që banon këtu në Gjirokastër. Është një zonjë në një moshë goxha ta avancuar dhe më shkruante nuk vij dot o xhan po na ka sfiduar Luli. S’ka problem, po ça sfide. Po se dëgjon tha Luli na ka sfiduar që në nëntë ditët e fundit do bëjë nëntë takime nga Tropoja deri në Sarandë. Fle tha 9 vjet, zgjohet 9 ditë dhe na sfidon me 9 orë punë. Kështu janë ndarë, disa me punë dhe disa me sfida, me llafe. Rëndësi sot është që në fund të këtij rrugëtimi që kemi bërë së bashku unë jam këtu me Mirelën, Bledin, Lertin, me të tjerë dhe jemi me kokën lartë. Se pavarësisht se kemi pasur pothuaj katër vite shumë të jashtëzakonshme, sot Gjirokastra, Tepelena, Libohova, Dropulli, Memaliaj janë shumë më mirë seç ishin.