Ftesa e Ramës për Bashën, Rakipi: Diversion dhe tentativë për deligjitimimin e kryetarit të opozitës

Ftesën e kryeministrit Rama ndaj kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha për bashkëpunim pas 25 qershorit, gazetari Ylli Rakipi e sheh si diversion.

Në një lidhje telefonike për Rtv Ora, Rakipi thotë se thjesht fakti që Rama vazhdimisht thotë se Basha është nën komandën e Berishës dhe Metës, është një tentativë e tij për të deligjitimuar kryetarin e opozitës.

Rakipi: Ai e mbron me idenë e vet se Basha nuk është një lider por një njeri që komandohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.Ka një përpjekje për deligjitimimin e kryetarit të opozitës. Ai vazhdimisht thotë lider lind nuk bëhesh. Në fakt lideri bëhet. Edi Rama di të manovrojë dhe sillet në Shqipëri ku përpjekjet e politikës janë të tilla që shqiptarët i çojnë drejt kutive të votimit në mënyrën si duan ata dhe si u pëlqen ti çojnë, edhe me shportën bosh. E shoh më së shumti si diversion. Po ti dëgjosh, të dy palët janë fituese. Me llogarirë e tyre gjithmnë dalin 300-400 deputetë nga 140 që ka Kuvendi. Në këtë plan nuk ka asgjë të vërtetë dhe reale ndryshe nga sa janë fushatat elektorale ku ne duam të marrim shembull dhe duam të shkojmë.

Një ditë më parë gazetari Rakipi zhvilloi një intervistë me kryeministrin Rama, të cilin e kishte akuzuar publikisht disa vite më parë të mbylljen e emisionit të tij “Të Paekspozuarit”.

Rakipi: Kur ai ka interesat e veta i bën të gjitha punët si do ai, është fushatë elektorale dhe ndoshta intervista me mua i ka shkuar për shtat. Unë jam një gazetar, jam në punën time. Edhe nëse Bin Laden do të ishte gjallë, unë do të shkoja ta intervistoja. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Edi Rama dje në intervistë me mua mbajti një pozicion me tone të ulëta dhe tone shumë intersante për interes të vetat dhe unë u përpoqa të bëja punën time si gazetar. E ka të vështirë në gjendje që ka vendi për t'iu përgjigjuar pyetjeve të një gazetari.

Rama deklaroi ndër të tjera se ka një strategji për të shmangur gjobën 110 milion euro ndaj sipërmarrësit Francesco Becchetti.

Rakipi: Rama është një mjeshtër për ti përdorur situatat elektoralisht në pozicione të vështira, ndoshta është një strategji e tij. 110 mln euro të Francesco Becchetti janë një problem jashtëzakonisht i madh për financat e Shqipërisë. Për gjëra shumë qesharake shqiptarët i detyrohen këtij njeriu një shifër të jashtëzakonshme për xhepat tmerrësisht bosh të shqiptarëve. Ndoshta Rama ka një instrument tjetër por nuk i shpjegoi.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana