Ju flet Moska: Skema "Ramiz Alia-Franko Kroqi" e PD në Vlorë dhe Durrës ndaj Edi Ramës
Zgjedhjet e 25 prillit ishin në fokus të emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Kryeministri Edi Rama ka bërë një sfidë të fortë ndaj opozitës, posaçërisht ndaj Partisë Demokratike, duke e vendosur emrin të tetin në listën e kandidatëve të PS në qarkun e Durrësit dhe qarkun e Vlorës. Qarku i Durrësit ka 14 mandate, ndërsa Vlora 12. Në qarkun e Durrësit opozita pritet të fitojë më shumë mandate se në qarkun e Vlorës. Që Edi Rama të fitojë në Vlorë, PS të marrë 8 mandate deputetësh dhe PD dhe LSI duhet të marrin 4. Një mandat do ta marrë LSI në Vlorë, llogaria më e vogël dhe PD 3 mandate. Në qarkun e Durrësit që ka 14 mandate, i bie që PD të marrë 5 dhe LSI 1. Opozita të marrë jo më shumë se 6 mandate. Edi Rama ka luajtur fort, e ka vënë veten në largësi jo në vendet 100% të sigurta në listë. Rama ka bërë të njëjtën lojë që bëri Ramiz Alia në zgjedhjet e para pluraliste në 1991.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.