Koçi: Synimi i PD në Fier ëndërr në sirtar, PS pretendon 10 deputetë në këtë qark
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati për deputet i PS-së Petro Koçi u shpreh se Ps pretendon që të marrë 10 deputetë në Fier.
Koçi: Synimi i PD për të barazuar mandatet me PS në Fier është ëndërr në sirtar. Pretendojmë të marrim 10 deputetë në Fier po përpiqemi dhe kemi sinjale që do marrim dhe mandatin e 11. Ne bëjmë sondazhet tona, kemi kontakt me elektoratin. PS është e mirë strukturuar, është parti moderne dhe tradicionale.
Shima: As unë nuk besoj te barazimi i mandateve në Fier, po nuk besoj as te pretendimi i PS për 11 mandate. PS aq shumë e strukturuar saqë ka hyrë në qelizë të çdo familje, monitorohet çdo lëvizje në çdo detaj. Ky është strukturim i tepërt më kujton 80-lekshat e komunizmit. Përdorimi i të dhënave personale është shkelje e hapur.