Gogu: Në Tiranë PS po e mbyll mandatin e 19-të dhe po shkojmë te mandati i 20-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2021, 22:02
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati për deputet i PS-së në Tiranë, Toni Gogu u shpreh se PS od të fitojë 19 mandate në qarkun e Tiranës.
Gogu: PS do të fitoj. 19 mandate është një objektiv i realizueshëm por ne synojmë më shumë. Nuk di të them sa më shumë se është njësoj si të kthesh filxhan. Ne jemi duke mbyllur mandatin e 19 dhe po shkojmë te mandati i 20, sipas sondazheve tona të brendshme. Nuk është një betejë e lehtë por zgjedhja e votuesve është e lehtë. Ne kemi aleancë në terren me çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tyre.