Gogu: Të gjitha ndërtimet që po bëhen rreth qendrës janë sipërmarrje private, Tirana po rritet

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTv Ora, kandidati për deputet i PS-së në Tiranë, Toni Gogu u shpreh se të gjitha ndërtimet që po bëhen rreth qendrës janë sipërmarrje private.

Shima: I ka qëndruar besnik pallateve dhe ka shkatërruar monumentet e kulturës që ka premtuar se nuk do i prekte. Sheshi Skënderbej pas një viti do duket si shesh lagjeje. Te Banka e Shqipërisë po bëhet pallat shumëkatësh. Kulla e Sahatit po fshihet. Mbrapa 15-katëshit po bëhet një tjetër pallat.

Gogu: Tirana një qytetet që po rritet çdo ditë. Njerëzit kanë nevojë për banesa dhe për të ushtruar biznese. Është hera e parë që kryeqyteti ka një master plan të miratuar. Të gjitha ndërtimet që po bëhen rreth qendrës janë sipërmarrje private.