Deklarata e Yuri Kim/ Mërtiri: Ka qenë këshillë dhe jo mbajtje ane e Ambasadores. SHBA-të nuk do e lejojnë vjedhjen e votës

Sociologu Ergys Mërtiri ka komentuar deklaratën e Ambasadores Yuri Kim, mbrëmjen e djeshme në RTSH, e cila tha se kush do ndryshimin të votojë ndryshimin dhe kush do kriminelët të votojë kriminelët.

I ftuar në edicionin e lajmeve të 'RTV Ora', Mërtiri thotë se deklarata e ambasadores ka qenë një këshillë për qytetarët dhe jo anë për subjeketet politike. Ai ka thënë se ndër të tjera se Kim ka këmbëngulur herë pas here që të mos votohen personat e akuzuar më parë, sakaq ka shtuar se fjalët e ambasadorëve në vendin tonë kanë rol të rëndësishëm.

Ergys Mërtiri: Duke qenë se japim i kemi sytë nga të huajt sespe nuk i zgjidhim vetë problemet tona, por kërkojmë të huaj, për të na i zgjidhur, sigurisht që fjalët e ambasadorëve luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Unë mendoj se nuk duhet të ketë keqkuptim, sepse u përket qytetarëve të gjykojnë se kush është kriminel dhe kush jo. Sigurisht që ambasadorja nuk do dalë të thotë se me këtë deklaratë tha se votoni opozitën ose mazhorancën sepse nuk i takon asaj. Sigurisht që SHBA-të kanë të drejtë të shprehin atë që nuk shkon në vendin tonë. Duke qenë se në vendin tonë ka kanidatë me precentë penal, jemi shumë larg qëllimeve tona."

Më tej ai ka thënë se SHBA-ja nuk do të lejojë vjedhjen e votës, nga grupet krimianale.

Pse atëherë Basha premton që në 100 ditët e para do e fus Shqipërinë në Evropë?

Ergys Mërtiri: Tani se si do e fusi kjo vlen të shihet por nëse rrotacioni është një tregues që Evropa e merr seriozisht për të shtyrë procesin kjo mund të ndodh. Rrotacionet janë tregues të shëndetshëm në raport me demokracinë që ka një vend. Kapja e pushtetit është eleminuar me rrotacionin. Kim ka kohë që këmbëngulë që të mos votohen të korruptuarit. SHBA-të nuk do të lejojnë grabitjen e votës aq më tepër nga grupe të tilla që janë të lidhura me grupe kriminale. Blejnë votën ata që kanë koburen në xhep. Pra duhet forca e elementëve kriminalë. Ka qenë një këshillë, jo mbajtje ane e ambasadores. Se kush i ka këto njerëz ne e dimë të gjithë, Partia Socialiste ka njerëz të akuzuar për krime.  

Lexo edhe: Yuri Kim: Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë, 25 prilli është momenti

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Anila Kolgjini