Ju flet Moska: Për herë të parë pas 1961, marrëveshje sekrete shtetërore shqiptaro-ruse

Marrëveshja e qeverisë shqiptare për vaksinën ruse ishte në fokus të emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Në Fletoren Zyrtare në 13 prill 2021 është publikuar akti noprmativ i Këshillit të Ministrave numër 16, datë 7 prill 2021 për miratimin e marrëveshjes së fshehtë me Rusinë për marrjen  e vaksinës Sputnik 5.  Është nënshkruar nga zëvendëskryeministri Erjon Braçe, fshihet pas tij Edi Rama se mendon se kështu i ikën përgjegjësisë. Ajo që të bën përshtypje është se thuhet se marrëveshja për shkak të sekretit tregtar nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo Fletoren Zyrtare.

Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit dhe të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë për detyrim të mos bëjnë publike marrëveshjen. Na del që e paska kërkuar pala ruse mos e bëni publikën marrëveshjen se mund të zbulohen sekretet tregtare. Pala ruse nuk e ka kërkuar mbajtjen sekret të marrëveshjes, e ka kërkuar pala shqiptare. Hallin e kanë sepse e kanë bërë marrëveshjen me Human Vaccine LLC, e cila është një agjenci me financim shtetëror rus.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.