Çuçi: Gjirokastra magnet për turizmin, Tavo personazh i së shkuarës
Të mërkurën drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës u ndal në fshatrat Asim Zenel dhe Valare. Bledi Çuçi kërkoi nga banorët e këtyre zonave që në 25 prill të votojnë PS-në pasi është e vetmja forcë që mund të çojë deri në fund projektet dhe betejat e nisura.
Takimet elektorale, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Gjirokastrës, Bledi Çuçi, i vijoi të mërkurën në fshatrat Asim Zenel dhe Valare.
Çuçi tha se falë investimeve të qeverisë Gjirokastra tashmë është kthyer në magnet për turistët.
Sa i përket kandidatit për deputet të LSI-së, Vangjel Tavo, Çuçi tha se në 20 vite ai nuk ka bërë asgjë për qytetin e gurtë dhe banorët e tij.
"Jemi në një moment ku kemi hedhur themelet dhe fillojmë rrugëtimin tonë për një të ardhme të sigurt".
Bledi Çuçi kërkoi nga banorët e këtyre fshatrave që në 25 prill të votojnë për Partinë Socialiste pasi siç u shpreh ai është e vetmja alternative që mund të vazhdojë rrugëtimin drejt Shqipërisë së te ardhmes.