Krimi në familje/ Dyshohet se burri mori me forcë në makinë pasi e dhunoi e dogji brenda në makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2021, 13:55
Detaje nga krimi makabër që tronditi paraditen e sotme Kavajën paraditen e sotme.
Mësohet se çifti Shirja ishte ndarë dhe gruaja po qëndronte në banesën e prindërve të saj në fshat dhe kishte nisur punë në një hotel.
Burimet bëjnë me dije se bashkëshorti Bilbil Shirja e ka pritur gruan, Fëllënxa 45 vjeçe në mëngjes për të dalë nga shtëpia për të shkuar në punë dhe e ka marrë për forcë në makinë.
Lexo dhe: Tronditet Kavaja/ Gruaja e djegur në makinë, i shoqi i vetëvarur në pemë
Dyshohet se 48i vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe më pas e ka mbyllur në makinë dhe I ka vënë flakën makinës duke e djegur brenda.
Më pas nga tronditja psikologjike i ka dhënë fund jetës duke u varur vetë në pemë.