Basha futet LIVE në mesnatë: Jam në mesin e dibranëve, ju uroj mbrëmje të këndshme

Kryedemokrati Lulzim Basha, mbrëmjen e djeshme e ka kaluar në Dibër.

Ndërkohë vetëm pak para mesnatës, Kryedemokrati, ka hyrë live në rrjetet sociale, ku dhe u ka uruar ndjekësve të tij një mbrëmje të këndshme.

Siç shihet në video Basha është i rrethuar nga të rinjët që brohorisin “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ndërkohë Basha ka përshëndetur dhe ndjekësit e tij.

”Jam këtu në mes të dibranëve, ju uroj një mbrëmje të këndshme,”- tha Basha.