Vritet gazetari investigativ me breshëri plumbash, policia: Ishte sulm profesional

Një gazetar investigativ grek është qëlluar dhe vrarë pranë shtëpisë së tij në Athinë.

George Karaivaz, një gazetar veteran i transmetuesit privat Star TV, ishte i mirënjohur për grekët për mbulimin e tij të ngjarjeve të rendit, ligjit dhe policisë.

Një zëdhënës i qeverisë tha se vrasja i kishte "tronditur të gjithë."

"Autoritetet tashmë po hetojnë për të arrestuar autorët dhe për t'i sjellë para drejtësisë," tha Aristotelia Peloni.

Policia tha se Karaivaz  u qëllua pasditen e sotme nga një breshëri plumbash nga dy persona me motor, afër shtëpisë së tij në Alimos, në jug të Athinës.

"Në vendin e ngjarjes u gjetën 12 gëzhoja plumbash," tha një zyrtar i policisë.

Policia shtoi se sulmi ishte planifikuar me kujdes.

"Ishte një sulm profesional," tha zyrtari i policisë, i cili foli në kushte anonimiteti.

Me një karrierë që zgjati dekada, Karaivaz punoi për disa gazeta greke dhe media transmetuese, dhe gjithashtu drejtoi blogun e lajmeve bloko.gr.

Sipas raporteve, Karaivaz ishte i martuar dhe kishte një fëmijë.

Ndërsa zyrate e medieve greke janë në shënjestër të sulemeve me bomba zjarri dhe vandalizmi, vrasjet e gazetarëve janë zakonisht të rralla, raporton The Guardian.