Kosova nuk pranon "dhuratën" e Ramës, sqaron pse refuzoi vaksinat kineze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2021, 14:27
Kryeministri Edi Rama premtoi ditë më parë se pas ndihmesës me vaksinimin e mjekëve nga Kosova, do të vijohej edhe me mësuesit.
Por një ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Shqipëria.
Shkak për këtë vendim mësohet se ka të bëjë me origjinën e vaksinës, Kinën.
Në një intervistë për "Telegrafi", Sami Uka, këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia është shprehur se shkak është bërë fakti që kjo vaksinë nuk është licensuar nga Agjencia Europiane e Barnave, EMA.
“Për mësuesit tanë na janë ofruar vaksina Sinovac të Kinës. Natyrisht për shkak se e njëjta nuk është e licencuar dhe aprovuar nga EMA për përdorim në Evropë, dhe e njëjta bie ndesh me ligjet tona”, ka thënë Uka.