Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën si presidente e Kosovës

Vjosa Osmani ka marrë edhe zyrtarisht, në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet, detyrën e re të presidentes së Kosovës.

Sipas mediave të Kosovës, këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.

Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Ceremonia është zhvilluar me pak persona për shkak të pandemisë së Covid-19.

Gjatë ditës janë paraparë janë paralajmëruar disa aktivitete të Osmanit, përfshirë këtu edhe homazhe.

Osmani mori detyrën e presidentes së Kosovës në seancën e mbajtur të dielën, duke marrë 71 vota në rundin e tretë.

Lexo dhe: Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës