Greqi, shqiptari i heq oksigjenin pacientit me Covid se bënte zhurmë, vdes 76-vjeçari

Nja ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, kur një pacienti 76-vjeçar me koronavirus i është hequr intubimi nga një tjetër pacient.

Mësohet se 60-vjeçari me origjinë shqiptare e ka bërë këtë veprim se ishte shqetësuar nga zhurma e aparatit të frymëmarrjes.

76-vjeçari vdiq dje pasdite në rrethana të paqarta dhe sipas informacioneve ishte një dorë njerëzore që ndërhyri në mënyrë që të ndalonte sistemin e frymëmarrjes të funksiononte, bën me dije protothema.gr.

Autoritetet greke bëjnë me dije se kanë në duart e tyre prova që vërtetojnë se si ndodhi skena e vdekjes dhe si e bëri shkëputjen e oksigjenit pacienti 60-vjeçar i cili po trajtohej së bashku me 76-vjeçarin.

Për shkak të shtrimit në spital me Covid, autori i dyshuar i krimit nuk është arrestuar ndërsa e kaluara e tij kriminale dhe psikiatrike kanë nisur të hetohen tashmë.

Mjekët e spitalit fillimisht vunë re aktivizimit të sistemi të alarmit të aparatit të frymëmarrjes, me të cilin ishte intubuar pacienti fatkeq.

Po sipas mjekëve, i ndjeri, në orët e fundit kishte shfaqur përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore.

Por papritmas në orët e para të pasdites pacienti ndërroi jetë diçka që i bëri mjekët të shqetësohen dhe të shikojnë pak më tej çështjen. 

Ata zbuluan se kishte shenja të çuditshme në kabllot që lidhnin sistemin e furnizimit me oksigjen dhe policia u informua menjëherë .

Pacienti shqiptar ishte ankuar më herët që 76-vjeçari bënte zhurmë dhe donte të lihej vetëm në pavijon.