Momenti emocionues! Pas betimit Vjosa Osmani futet në Presidencë me vajzat dhe bashkëshortin

Vjosa Osmani ditën e sotme ka marrë zyrtariht detyrën si Presidente e Kosovës.

Në ceromoninë e cila është zhvilluar me numër të kufizuar personash për shkak të pandemisë së Covid-19, Osmani është shoqëruar nga  dy vajzat dhe bashkëshorti.

Osmani pasi është betuar ka shkaur dhe ka përqafuar dy vajzat e më pas së bashku me ta dhe bashkëshortin janë futur në presidencë.

Dy vajzat janë veshur njësoj me të ëmën, e cila tashmë do të jetë në krye të shtetit të Kosovës.

Ish-kryeparlamentarja Osmani dhe politikania më e votuar në historinë e vendit mori në fundjavë mbështetjen e 71 parlamentarëve për të vijuar detyrën që nisi 5 muaj më parë.