La PDK për Vetëvendosjen, Grainca: Respektova votuesit
Gjatë votimit për president të Republikës së Kosovës, ajo që tërhoqi vëmendje ishte pjesëmarrja në votim e deputetes Adelina Grainca.
Më vonë u bë e ditur se ajo ka kaluar nga Partia Demokratike e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa votoi duke u bërë deputetja e 82-të që votoi pro presidentes së re.
Ish-partia e akuzoi 23 vjeç se ka marrë para dhe qasje në tender nga kryeministri Albin Kurti, por vetë ligjvënësja mohoi diçka të tillë duke thënë se nga PDK-ja u largua për çështje politike.
Grainca u shpreh se ishte vullnet i elektoratit të saj të marrë pjesë në votimin për president. Por as këtë as arsyet e largimit nuk i dinë në degën e PDK-së në Ferizaj.
"Që nga fillimi më kanë neglizhuar si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qendror, duke mos më ofruar mundësi për zhvillim si një politikane e re dhe si person që përfaqëson rininë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo kohë më ka ndihmuar të reflektoj dhe shoh Lëvizjen Vetëvendosje, me moshën mesatare më të re dhe pjesëmarrjen më të madhe të grave, mundësi më të mirë të zhvilloj dhe avancoj qëllimet për një shtet dhe shoqëri të prosperuar!", shkruan Grainca në Facebook.
