Damian Gjiknuri në Orikum: Mos e hidhni votën dëm
Drejtuesi i Partisë Socialiste në Vlorë Damian Gjiknuri zhvilloi një takim elektoral me banorët e Orikumit. Ai theksoi se fokusi i programit te PS është në investimi në rrjetin elektrik, dhe regjistrimi i pronave.
"Për një vit këtu projekti do të fillojë dhe do të realizohet. Dhe unë po jua them publikisht po nuk e realizova këtë un nuk shkel më këtu dhe kjo është përgjegjësia ime. Nëse duam ta vazhdojmë këtë rrugë të nisur ne nuk duhet ta çojmë votën dëm. Ka gjëra që mërzitet njeriu. Unë e di që dhe për gjëra të vogla njerëzit edhe mërziten. Po ne nuk duhet ta hedhim votën dëm dhe të vëmë në rrezik një projekt shumë të madh për veten tonë".
Damian Gjiknuri theksoi se me fitoren e 25 Prillit do të nisë dhe përshpejtimi me ritme të larta në procesin e paisjeve me certefikatë pronësie.