Rinasi/ Rama "luftë" personale: Po sfidojnë kryeministrin e gabuar
Për shkak të pezullimit të trafikut ajror në Rinas, mijëra udhëtarë kanë humbur fluturimet e tyre, të tjerët jan ënë pritje në aeroporte, ndërsa ende qeveria nuk ka arritur të zgjidhë çështjen e protestës me kontrollorët. Ndryshe nga dita e djeshme , bllokimin e Rinasit , kryeministri nuk e sheh më si cënim të sigurisë kombëtare, por si një luftë personale ndaj tij.
Edhe pse nuk ka arritur të gjejë një zgjidhjë për zhbllokimin e aeroportit ndërkombëtar, Rama tregon që të gjithë energjinë e tij gjatë natës e kishte fokusuar në sigurimin e vaksinave.
“Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne kemi humbur faktikisht ngarkesën e djeshme të vaksinave. Dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohe lufte kur çdo sekondë dhe çdo minutë vlen. Një gjë ndoshta është pak por është e sigurtë: nuk shans që forca destruktive, forca absolutisht të verbra, forca të së shkuarës me çdo kusht duan të marrin peng të ardhmen, të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim. Kanë zgjedhur të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar", u shpreh Rama.
Madje kryeministri nuk ka sakrifikuar as takimet elektorale në Gjirokastër për të dialoguar me punonjësit e Albkontroll, por këtë çështje po mundohet ta mbulojë me akuza luftash nga “fantazmat” e së shkuarës.
Rama është zhgënjyer nga Lulzim Basha, pasi priste nga ai që të dënonte frymëzuesit e grevës së kontrollorëve, siç kryeministri i ka cilësuar Metën dhe Berishën.
Kryesocialisti i përdori Rinasin për t’ia atribuar këtë filozofi shteti opozitës.
Lexo edhe: Protesta e kontrollorëve në Rinas, VOA: Qeveria veproi me gjuhën e forcës