"Pengmarrësit e Rinasit", Rama: Meta-Berisha, sulm çmendurak të organizuar për të kthyer kaosin
Gjatë takimit të tij elektoral në Dropull, Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek çështja e aeroportit të Rinasit duke akuzuar presidentin Ilir Meta dhe ish kryeministrin Sali Berisha si organizatorë të “pengmarrjes”, siç e quan ai.
Edi Rama: Jo më larg se dje u bllokua Aeroporti i vendit, u bllokuar ardhja e vaksinave dhe e gjithë nata ka qenë një natë pa gjumë për të luftuar që ta mbanim sasinë e vaksinave që priste aty për të ardhur sepse menjëherë mund të shkonte në një shtet tjetër. Nuk është një pazar që ti i thua ma mbaj mallin. Luftë për të mbajtur sasinë dhe mos të shkonte dikur tjetër dhe pastaj të prisnim 10 ditë duke pritur ribërjen e gati të porosisë, 1 javë pa vaksina .
Pse, sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë aty mbarpa derës gati për tu futur në shtëpinë e secilit dhe për ta bërë rrumpallë, një sulm çmendurak i organizuar për të kthyer kaosin, duke marrë peng aeroportin duke bllokuar një aktivitet jetik të vendit, duke bllokuar mjera shqiptare, duke ndaluar edhe të vdekurit që të vinin dhe të varroseshin këtu. Duke ndaluar edhe paratë.
Një plan i ndërtuar me ditë duke menduar se ne do të kapeshim gafil, duke pasur parasysh që kontrollorët e ajrit janë një strukturë shumë e posaçme në të gjithë botën dhe nuk zëvendësohen kollaj, duke zgjedhur këtë moment që deri në 25 prill të mos vaksinohej asnjeri këtu të shpërthente një revoltë dëshpërimi. E kuptoni sa pak e ndan këtë vend nga rikthimi pas në të shkuarën? Nuk lënë dy gurë bashkë për ta rimarrë peng vendin, drejtësinë, shtetin dhe për ta shkatërruar atë. Ne nuk na kapën gafil.
Një çetë me honxhobonxho, Ku është Lulzim Basha? Çfarë mendon ai për këtë? Pengmarrjen e kullës ajrore të Shqipërisë vetëm pak javë nga stërvitja ushtarake e bërë ndonjëherë në rajonin tone? Si mund të bëhet Shqipëria lolo. Kanë vite që vetëm për këtë angazhohen.
Lexo edhe: Kaosi në Rinas, Rama: Humbëm ngarkesën e vaksinave. Po sfidojnë kryeministrin e gabuar