Qytetarët e bllokuar në Llogara, Zhupa: Një qeveri që nuk pastron dot as borën e rënë në prill, ka dështuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2021, 09:56
Kandidatja e PD në qarkun e Vlorës Ina Zhupa denoncon bllokimin e dhjetëra qytetarëve në Llogara.
Sipas saj, qeveria nuk ka as kripë për të pastruar borën që bie në prill.
Ina Zhupa: Papergjegjshmeri totale dhe indiference ndaj qytetareve dhe tani qe ju kerkojne voten!!Imagjinoni se cbehet me sherbimin ndaj qytetareve po te sigurojne mandat tjeter!
I bëj thirrje autoriteteve te nderhyjne per te zgjidhur situaten, per tju ardhur ne ndihme qytetateve te bllokuara qe kane halle dhe angazhimeve.
Nje qeveri qe nuk pergjigjet dot as nevojes per te pastruar boren e rene ne prill, eshte nje qeveri e deshtuar qe do marri pergjigjen me 25 prill.
Lexo edhe: Reshje dëbore/ Makinat në rradhë të bllokuara në Llogara