Nuk ndalen shqiptarët në Itali, 27-vjeçari kapet me 30 kg kokainë dhe 280 mijë euro cash
Tridhjetë kilogram kokainë, që nëse do dilnin në treg do të kapnin vlerën e 2 milionë eurove, u sekuestruan ditën e djeshme nga policia italiane në Torino.,
Në pranga ka rënë një 27 vjeçar shqiptar, me rekorde të mëparshjme kriminale, ndërsa autoritetet italiane lokale shpehen se një sasi kaq e madhe droge nuk ishte kapur prej rreth 30 vitesh, raporton Ora News.
në posedim të shumës prej 20 mijë eurosh në para të gatshme
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, Policia ndërmorri një kontroll rutinë në Via Bra, por shqiptari pasi pa organet e rendit tentoi të largohej drejt Corso Vercelli duke tërhequr edhe vëmendjen, shkruan Ora News.
Gjatë ndalimit 27-vjeçari u tregua shumë nervoz ndërsa: agjentët gjatë kontrollit fizik I gjetën 20 mijë euro cash, të ndara në mijëshe në portofol dhe çantën e supit që mbante.
Karabinierëtdyshuan dhe vendosën të ushtronin një kontroll edhe në banesën e të riut në Pozzo Strada ku u gjetën 33 shkopinj kokainë të pastër, si dhe materiale paketimi. Gjithashtu, në shtëpi u gjet edhe një shumë prej 280 mijë eurosh cash, shkruajnë mediat italiane.
/a.r,OraNews