Bllokimi i Rinasit zgjat 48 orë, zëvendësohen kontrollorët, nesër nisin fluturimet
Ka zgjatur vetëm 48 orë bllokimi i Aeroportit të Rinasit për shkak të grevës së punonjësve të Albcontrol.
Në një njoftim për shtyp aeroporti bën me dije se fluturimet e sotme të programuara rinisin të premten, 9 prill, në mëngjes, ndërkohë sot janë anuluar 19 fluturimet tregtare, ndërsa janë kryer vetëm fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike.
Sipas aeroportit për pasagjerët e Flydubai që kanë prerë biletën dhe që kishin fluturim sot do të kryhet nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë.
Lexo dhe: Bllokimi i fluturimeve në Rinas, pasagjerët nga Dubai do vijnë me autobus nga Podgorica
FA ne Rinas
Ndërkohë nga Korça Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, sqaroi prezencën e ushtrisë ne embientet e aeroportit. Sipas tij Rinasi është një objekt i sigurisë së veçantë ndaj dhe është rritur vigjilenca pasi prezenca e Policisë Ushtarake aty është e përhershme.
Forcat e Armatosura as nuk kanë marrë as nuk kanë ndërmend të marrin ndonjë rol më tepër nga ajo që bëjmë rutinë në aeroport si pjesë integrale e tij. Policia ushtarake këtë ka bërë, këtë do bëjë por me vigjilencë të shtuar për shkak të problematikës.
Nuk janë kontrollorët ushtarakë ata që do të marrin operacionet ne jemi ne të licencuar për Aviacion Civil kjo është edhe një arsye më tepër përveç kufizimeve dhe ndalimeve të tjera që nk do të jemi ne që do të marim
përsipër rifillimin e operacioneve në këtë aeroport.“
Reagon Meta
Nga ana tjetër Presidenti i Republikës Ilir Meta pas situatës së krijuar i është drejtuar zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar të fillojë pa vonesë auditim të plotë në shoqërinë “Albcontrol”, mënyrën e menaxhimit; respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese; përdorimin e fondeve publike; respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të “Albcontrol”.
Qeveria zevendeson kontrollorët
Kryeministri Edi Rama në një postim në twitter përsëriti akuzat ndaj presidentit duke theksuar se plani për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi.
Lexo dhe: Presidenti Meta kërkesë KLSH: Nisni auditin e plotë te “Albcontrol”
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se ky bllokim Ishte i organizuar për të vazhduar deri në ditën e zgjedhjeve.
“Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzakonshme na ka bërë të kuptojmë se ka qenë plan i organizuar për të pasur një bllokim deri në ditën e fundit të zgjedhjeve. Janë marrë masat për të bërë një verifikim të kësaj situate.”
Lexo dhe: Vendimi/ Kontrollorët do të zëvendësohen me të rinj vendas ose të huaj
Mesaduket Balluku nuk humbi kohë për të bërë zëvendësimin e kontrollorëve të cilët prej ditës së djeshme hynë në grevë për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tyre të përsëritura, pjesa e të cilës dhe ulja e pagës.
Lexo dhe: Kush hartoi formularin e “Paaftësisë së përkohshme” Ora News zbardh procesverbalin e ndalimit të kontrollorëve