Greva në Rinas, arrestohen 3 kontrollorë "nxitësit" e firmosjes së formularit të "paaftësisë së përkohshme"
Rreziku i largimit nga Shqipëria dhe mesazhet e gjetura në telefonat celularë për ndërprerjen e punës janë faktet kryesore me të cilat policia arrestoi tre kontrollorët ajror të Rinasit dy ditë pasi ndërprenë punën. Pas shoqërimit të 28 prej tyre, 25 kontrollorë u lanë të lirë ndërkohë që arrestimet u kryen me iniciativë të policisë pa urdhër prokurorie. Avokati i cilësoi këto veprime të paligjshme.
Pas shoqërimit të 28 kontrollorëve nga policia vetem për tre prej tyre është firmosur urdhër ndalimi.
Oficerët e policisë ndaluan me iniciativën e tyre kontrollorët Armando Fezga, kryetar i sindikatës, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror.
Sipas procesverbaleve të mbajtura nga punonjësit e policisë, kontrollorët dyshohen për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi bojkotuan punën duke pezulluar fluturimet në aeroportin e Rinasit.
Policia pretendon se Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme në punë me qëllim shmangien nga detyrimet ligjore për mos ushtrimin e detyrës në institucionin me rëndësi të veçantë.
Oficerët e policisë citojnë si provë faktin se Armando Fezga nëpërmjet aplikacionit Whatsapp ka komunikuar me Eldi Dervishin ku i thotë se:
“Nokut ja ka plotësuar Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i pare AÇ e kanë gati, Hë në fund do e nisin”.
Në komunikimin e datës 6 janar 2021 në orën 04:25 në grupin e whatsappit nje person i regjistruar me emrin Hajredini i shkruan Armandos.
“Po unë them duhet të bëni dhe tokai, jo vetëm atë”, ndërsa kontakti Klesti shkruan:
“Mbylle kullën”.
Shtetasi Hajredin i përgjigjet: “Nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg maxi, me çakmak mbrapa ndërmarrjes”.
Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi, i cilësoi arrestimet të paligjshme.
Sipas mbrojtësit ligjor, policia pretendon në procesverbal se kontrollorët u arrestuan pasi mund të largoheshin, por ky fakt nuk qëndron pasi hapësira ajrore është mbyllur.
Lajmi i raportuar minute pas minute
12: 45 Kush hartoi formularin e “Paaftësisë së përkohshme” Ora News zbardh procesverbalin e ndalimit të kontrollorëve
Ndalimi i tyre është bërë mëngjesin e sotëm në orën 08:00 me iniciativën e policisë për “shkak të gjëndjes së ngutshme sepse ka rrezik ikjeje dhe dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” thuhet në procesverbal.
Policia ka sekuestruar telefonat ku ka mësuar se ata janë personat që kanë ndihmuar në hartimin e formularit të ‘paaftësisë së përkohshme” me qëllim shmangien nga detyrimet ligjore si dhe kanë nxitur kontrollorët e tjerë për ta firmosur.
Ora 12:13 Urdhër-ndalimi për tre kontrollorë të “Albcontrol”, avokati: Sikurse ka marrë hua në 2019 për investime mund të merrte hua edhe për paga”
Avokati deklaroi se arrestimet janë bazuar te sms-të në WhatsApp dhe se njëri sapo kishte kaluar Covid-in.
Ora 11: 41 Vendimi/ Kontrollorët do të zëvendësohen me të rinj vendas ose të huaj
Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh online me kërkesë të për të diskutuar problematikat e krijuara në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe masat e nevojshme për normalizimin e situatës.
Ora 11: 27 Firmosen 3 urdherndalime
Firmoset urdhërndalimi për Armando Fezgën, Flora Ndrecën dhe Muhir Mezinin. Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Urdhër ndalim është bere me kërkesë të prokurorisë
Roli i tyre
Armando Fezga, kreu i sindikates
Flora Ndreca, pergjegjese e turnit
Muhin Mezini – një nga personat që dyshohet si nxitësi.
Ora 10: 18 Vetëm tre në polici lirohen të tjerët
Mësohet se nga 28 kontrollorët që u shoqëruan mbrëmjen e djeshme vetëm 3 mbeten në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, ndërsa të tjerët janë liruar.
Burimet bëjnë me dije se ndaj tyre mund të firmoset fletë arrest, raporton Ora News.
Në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës janë:
Armando Fezga, kreu i sindikates
Flora Ndreca, pergjegjese e turnit
Muhin Mezini – një nga personat që dyshohet si nxitësi.
Ora 08: 55 Bllokimi i Rinasit, shoqërohen në polici 24 kontrollorë, 4 lihen të lirë
Nga dita e djeshme e deri më sot, në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë janë shoqëruar rreth 24 kontrollorë të "AlbControll".
Mësohet se 4 janë lënë të lirë pasi janë marrë në pyetje.
Avokati i kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas, në një deklaratë për mediat nga Drejtoria e Policisë e Tiranës hodhi poshtë akuzat e Prokurorisë për “shpërdorim detyre” raporton Ora News.
Avokati: “Albcontrol” entitet i pavarur. S’mund të ketë “shpërdorim detyre”
Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës nuk është vonuar dhe ka filluar hetimet per situatën e ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas.
Vepra penale për të cilën po hetohet është "shpërdorim detyre", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Një ditë më parë vetë kryeministri Edi Rama kërcënoi me përgjegjësi penale për këdo që ka lënë detyrën, e cila sipas qeverisë, cënon sigurinë kombëtare,
Lexo edhe: VIDEO-FOTO/ Party me balerina braziliane, kur Balluku harxhonte paratë e ‘Albcontrol’
Duke nisur nga pretendimet e maazhorancës për një grusht shteti Forcat e Armatosura dhe FNSH morën pasditen e djeshme kontrollin e të vetëm ndërkombëtar në vend. Rama çon ushtrinë në Rinas
Lexo edhe: Protesta e kontrollorëve në Rinas, VOA: Qeveria veproi me gjuhën e forcës