Pas më shumë se tre orësh, hapet rruga në Llogara

Reshjet e dëborës u rikthyen në Juglindje dhe qafën e Llogarasë në Vlorë, ndërsa vendi vijon i përfshirë nga temperaturat e ulëta. Për pasojë të ngricave,  Rruga e Llogarasë u bllokua për disa orë, ndërsa në juglindje pati probleme me energjinë elektrike.

10:09 - Lirohet pas më shumë se tre orësh qarkullimi në Llogara.

Pas denoncimeve në media, autoriteti rrugor ka reaguar duke sjellë në zonë borëpastruese dhe duke hedhur kripë.

08:39 - Reshje dëbore/ Makinat në rradhë të bllokuara në Llogara

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Llogara si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë nisur mbrëmjen e kaluar.

Drejtuesit e automjeteve kanë qënë të papërgatitur pasi vitet e shkuara, në këtë periudhë, nuk ka patur probleme me dëborën.

Shtresa e akullit e krijuar si pasojë e reshjeve ka bërë që automjetet të mbeten të bllokuara.

Lexo edhe: VIDEO/ Dëborë edhe në prill, Korça rivesh ‘vellon e bardhë’

https://youtu.be/sqX1jE6HCT8