Baçi: Baftjar Zeqo dhe Petro Koçi janë dy figura të deskritituara, e kanë sharë PS-në
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2021, 22:01
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi u shpreh se Baftjar Zeqo dhe Petro Koçi janë dy figura të deskritituara.
Baçi: Baftjar Zeqo dhe Petro Koçi janë dy figura të deskritituara. E kanë sharë Partinë Socialiste, krijuan një parti tjetër. Baftjari ishte 8 vite në hije, nga Bashkia e hoqën forcërisht. Janë figura të vjetra, të konsumuara. Kjo tregon dobësi.
Në 8 vite opozitë kemi bërë denoncime për korrupsionin në qytetin e Fierit dhe veçanërisht në kompaninë e Albpetrol. Strategjia jonë është denoncimi, hap pas hapi dhe ditë pas ditë i aferave të tyre. Në Albpetrol kanë punësuar pensionistë dhe 700 militantë në mënyrë që të sigurojnë vota.