Aksident në Tiranë, makina përplaset me automjetet e parkuara, plagosen 2 të rinj

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e "Kavajës" në Tiranë.

Policia njofton se makina e drejtuar nga shtetasi L.B, 21 vjeç ka humbur kontrollin dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.