Bardeli takim me gratë në fasoneri: Na jepni besimin të punojmë për ju pas 25 prillit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2021, 21:39
Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Greta Bardeli, zhvilloi një takim me gra dhe vajza që punojnë në fasoneri.
Ajo premtoi se mandati i saj do të jetë në shërbim të të drejtave të grave që punojnë në këtë sektor dhe jo vetëm.
"Na jepni mundësinë që të punojë ne pastaj pas datës 25 prill që tu rritet pagesa, ekonomia në familjet tuaja, që fëmijët tuaj të shkollohen, që shteti ti vihet në ndihmë qytetarit".
Punonjëset i shprehen Bardelit vështirësitë që hasin teksa kërkuan përmirësimin e kushteve të punës si dhe paga më të larta.