VIDEO/ Dëborë edhe në prill, Korça rivesh 'vellon e bardhë'
Edhe pse data sot shënon 8 prill dhe jemi në zemër të stinës së pranverës, në qytetin e Korçës vijojnë reshjet e dëborës.
Siç shihet në videon e Ora News, qyteti juglindor është zgjuar në një petk të bardhë duke i dhënë një tjetër imazh qytetit të njohur edhe si "Parisi i Vogël".
Sipas gazetares Iris Rezhda, në qarkun Koçë gjatë natës ka patur reshje dëbore, të cilat vijojnë ende me intesitet të ulët.
Trashësia varion nga 5 cm në zonat fushore deri 15 cm në pjeset malore, si në rrugën e Dardhës.
Në akset rrugore po punohet me mjete borëpastruese për Mirëmbajtje dimërore, pastrime e kriposje. Ndërsa në disa fshatra ka patur edhe mungesë të energjisë elektrike.
Reshjet e borës në këtë periudhë të stinës përveç problemeve në qarkullimin normal të mjeteve në rrugë sjellin dëme në bujqësi dhe pemëtari.
Fatmirësisht, gjatë ditëve në vijim pritet një përmirësim i kushteve atmosferike me disa zona të vendit ku termometri do të regjistrojë mbi 20 gradë celcius.
