Koronavirusi: Studim i ri. Dezinfektimi i shpeshtë i sipërfaqeve është i panevojshëm
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve "CDC", ka njoftuar se dezinfektimi i shpeshtë i sipërfaqeve, në shumicën e rasteve është i panevojshëm, përveç se nëse ka raste të Covid-19 në shtëpi ose në mjediset e punës.
CDC vlerëson se probabiliteti që një persom të infektohet përmes kontaktit me një sipërfaqe ose objekt të infektuar është shumë i ulët.
Infeksioni përhapet kryesisht nga kontakti i drejtpërdrejtë me një rast aktiv me Covid-19 ose nga thithja e spërklave që ndodhen në ajër.
Sipas CDC, larja e rregullt e duarve mund të zvogëlojë rrezikun e infeksionit.
"Ka pak studime shkencore për përdorimin e dezinfektuesve në komunitet, jashtë ose brenda, për të parandaluar transmetimin Covid-19 nga objektet," deklaron CDC.
Sipas CDC, duhet të dezinfektojmë rregullisht sipërfaqet siç janë tavolinat, dorezat, çelsat, etj, nëse kemi një rast të konfirmuar me Covid-19 në shtëpi.
CDC thekson se produktet e thjeshta të pastrimit dhe sapunët janë të mjaftueshëm për të hequr shumicën e grimcave të koronavirusit nga sipërfaqet dhe përdorimi i dezinfektuesve më të fuqishëm është i nevojshëm vetëm nëse dikush me sëmundjen Covid-19 jeton në shtëpi ose një person me koronavirus ka vizituar shtëpinë 24 orët e fundit.
/CNN/