“Veliaj vazhdon të hajë hashure”, Sharka ironizon kryetarin e bashkisë

Të ftuarit e puntatës së sotme në "Why Not" me moderatoren Roza Lati në RTV Ora,  Ishela Boksi  dhe Ronaldo Sharka treguan për emisionin e tyre më të ri në Radio Ora.

I pyetur se çfarë do të bënin në emision nëse do të vinte dhe kryetari i bashkisë, Sharka u përgjigj se kryetari nuk vjen pasi është i zënë duke ngrënë hashure.

Po të kishit edhe kryetarin e bashkisë në emisionin tuaj Bashkia e Qejfit?

"Veliaj nuk vjen sepse ka filluar të hajë hashure, " tha Sharka.

Roza: "Po mirë ja nuk vjen Veliaj, nuk vjen lali Eri në emisionin tuaj po shkoni ju në bashkinë e tij. Po të ishit edhe ju bashkë kryetarë bashkie çfarë do të bënit për Tiranën tonë?"

"Kjo është shumë serioze. Gjëja e parë që ne do të donim të bënim është të rrallonim pak pemët në Tiranë sepse ka shumë pemë dhe duhen bërë dhe pak pallate sepse nuk ka pallate fare. Njerëzit vuajnë për të blerë shtëpi," tha Ronaldo.

Ishela:" Shkon parkon nuk të marrin lek. A bëhet kjo të parkosh pa lekë, s'ka sens, pa lidhje."