"Oktapodi më i zemëruar" fshikullon pushuesin në plazh: Sytë e mi u mjegulluan...

Një ditë pushimi në plazhin e Australisë Perëndimore ka rezultuar në një ngjarje të pazakontë për Karlson i cili u  "fshikullua" nga oktapodi.

Gjeologu dhe autori Lance Karlson ishte gati të zhytej pranë vendpushimit që ai dhe familja e tij po qëndronin në Gjirin Geographe, në bregdetin jugperëndimor të Australisë, kur vuri re oktapodin.

Ai u afrua me vajzën e tij 2 vjeçare dhe bëri një video, e cila tregon se kafsha në ujë të cekët bën lëvizje të papritura në drejtim të Karlson me tentakulat e saj.

"Oktapodi na sulmoi, gjë që ishte një tronditje e vërtetë," tha Karlson  për Reuters.

Pasi vendosi një tendë për mbrojtjen nga dielli për familjen e tij në plazh, Karlston vuri syze dhe hyri në ujë vetëm për të eksploruar një koleksion gaforresh.

Ndërsa po notonte, ai ndjeu një fshikullimë në krahun e tij - pasuar nga një goditje më e fuqishme në qafë dhe pjesën e sipërme të shpinës.

"Sytë e mi u mjegulluan, uji ishte papritur i paqartë dhe më kujtohet se isha i tronditur dhe i hutuar", shtoi Karlson.

Karlson tha se ai vrapoi përsëri në breg dhe pa goditjet e tentakulave në të gjithë krahun dhe pjesën e sipërme të shpinës.

Pamjet që Karlson postoi me komentin: "Oktapodi më i zemëruar në Gjirin e Geographe!" u ndanë gjerësisht, por ai tha se ndiente frikë, por jo armiqësi ndaj kafshës.

"Kjo ishte qartë fusha e oktapodit," tha ai.

“Unë jam i shqetësuar se njerëzit do t'i shohin oktapodët me një sy tjetër. Ato janë krijesa të mahnitshme që dukshëm kanë disa emocione të forta (ashtu si ne)! ”