Ishela Boksi dhe Ronaldo Sharka tregojnë në Why Not pse vendosën të bëhen grupi BQ
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2021, 21:40
Të ftuarit e mbrëmjes së sotme në studion e "Why Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati kanë qenë gazetari Ronaldo Sharka dhe regjisorja Ishela Boksi.
Ata kanë treguar pse vendosën të bëhen grupi BQ, "Bashkia e Qejfit" emisioni më i ri i cili transmetohet në Radion e Orës.
Flasim pak për emisionin tuaj që keni hapur te Radio e Orës "Bashkia e qejfit."
Ishela :"Nuk e the mirë, nuk e the bukur, thuaje si ta kemi thënë."
Ronaldo: "Ndryshe BQ."
Më pëlqen që quhet bashkia e qejfit po më pëlqejnë dhe më shumë inicialet që keni vënë.
Ronaldo:" Ka një problem se kur propozuam dhe emrin B.Q të gjithë qeshin, gajasen. Në fakt inspirimi është nga Bujar Qamili që mos keqkuptohemi."
Ishela:" Ose bukë me qofte."