Vajza i dërgon aksidentalisht një video të papërshtatshme nënës së saj në TikTok

Ne të gjithë e dimë apo na ka ndodhur të dërgojmë  aksidentalisht një mesazh të gabuar dikujt.

Por, po sikur ai person të ishte nëna jote dhe për më tepër ai mesazh të përmbante një video të papërshtatshme?

Pikërisht kjo ka i ndodhur Kara Tonin,  një Tik Tok-er me origjinë nga Kanadaja. Pas situatës së sikletshme që i ka ndodhur, përmes një video në Tik Tok ajo i ka  paralajmëruar të tjerët për rrezikun që përmban teknologjia e njohjes së fytyrës në telefon.

Kjo video në TikTok, është parë më shumë se 1.9 milionë herë.

Përkrah videos ajo ka vendosur hashtagët: "Unë jam viktima"; "kjo nuk është një shaka"; "Më vjen keq mami."

"Kjo është një video për t'i treguar  kujtdo që përdor foto në Google ose ndonjë app fotografik që përdor njohjen e fytyrës,’’-thotë ajo.

Ajo shprehet gjithashtu se Google Photos njeh fytyrat e njerëzve dhe nëse ju shtypni në emrin e tyre ajo do të tërheqë çdo fotografi dhe video me fytyrën e tyre në të.

Një ditë ajo kishte krijuar një album me fotot e djalit dhe ia dërgoi nënës së saj. Por ajo nuk e vuri re videon e papërshtatshme të vetes që ishte e përfshirë në album.

Videoja ka rritur më shumë se 490,000 like dhe mijëra komente nga njerëzit që ndajnë dhimbjen me Tonin.