'Arratiset' nga karantina, norvegjezi përshkon 40 kilometra me ski

Arratisja e guximshme e një norvegjezi nga karantina ishte gati të përfundonte në tragjedi.

 50-vjeçari kishte vendosur të udhëtonte 40 kilometra me ski deri në kufirin me Suedinë, por pas pothuajse 25 kilometrash  ai u godit nga moti i keq në male dhe u shpëtua nga shërbimet e urgjencës.

Burri, një 50-vjeçar, ka një kantier ndërtimi në Suedi dhe ishte kthyer në Norvegji për të marrë disa dokumente.

Por për të shmangur izolimin dhjetë ditësh në hotel, të siguruar nga autoritetet norvegjeze për ata që mbërrinin nga jashtë, ai e ka parë të arsyeshme të provojë kalimin në ski.

TrondHelge Ronning, i organizatës Norske Folkehjelp që shpëtoi Norvegjezin, tha se para ndërhyrjes së tyre, burri u ndihmua nga një bari dhe dy peshkatarë pranë Liqenit Essandsjo.

Shërbimet e urgjencës më pas e dorëzuan atë në polici për shkelje të rregulloreve të koronavirusit, raporton ANSA.