"E qeshura" Çelësi i suksesit të martesës 70-vjeçare
Një çift që jeton në një shtëpi kujdesi në Glasgow të Skocisë, shprehen se e qeshura është çelësi i suksesit të martesës së tyre 70-vjeçare.
Davie Hunter, 93 vjeç, dhe gruaja e tij Margaret, 89 vjeç, shënuan 70 vjet martesë "të lumtur" më datën 31 mars.
Ata u takuan teksa punonin në një fabrikë Schëeeppes në Glasgow dhe më pas u martuan në vitin 1951 në Balornock Chapel.
Ata u shpërngulën në Cumbernauld dhe sollën në jetë dy fëmijë.
Në janar 2021 u vendosën në Shtëpinë e Kujdesit Rosepark të Rilindjes në Uddingston, në mënyrë që zonja Hunter të mund të merrte mbështetje me kohë të plotë.
'Ah djali i shkretë', i thoshte gjyshja zonjës Hunter, sepse Davie i duhej gjithmonë të merrte biçikletën në mungesë të autobuzit, vetëm e vetëm që te kthehej në shtëpi pranë Margaret.
Në festimin e dekadës së shtatë së bashku, çifti ndau dhe sekretin e martesës së tyre të suksesshme.
‘’Ne ende e duam njëri-tjetrin si ditën e parë që u takuam. 70 vitet së bashku kanë qenë tepër të lumtura. Davie është miku im më i mirë,’’- u shpreh Margaret.
Stafi i azilit në të cilin ata po jetojnë i surprizoi me dhurata dhe festime.
Aneta Freu, koordinatore e aktivitetit në shtëpinë e kujdesit, tha se ajo kurrë nuk kishte takuar me parë një çift kaq të mrekullueshëm.
‘’Ata gjithmonë argëtohen së bashku, qeshin e jetojnë në harmoni. Të dy janë plot karakter dhe jetë. Ata janë shembulli i përsosur i shpirtrave,’’-tha ajo.