Katër shenjat e horoskopit që nuk i duan komplimentet
Nuk reagojmë të gjithë njerëzit njësoj kur dikush na komplimenton. Si për çudi, ka njerëz që nuk dinë se si ti menaxhojnë komentet pozitive. Por cilat janë këto shenja?
Binjakët: Problemi i binjakëve është se nuk dinë se si ti përgjigjen komenteve pozitive. Binjakët janë gjithmonë në dilemë: ta falenderojnë personin që i komplimentoi apo ti përgjigjen me të njëjtën mënyrë sikur ata. Kështu që nuk reagojnë fare duke vendosur në pozitë të vështirë personin që kanë përballë.
Gaforrja: Kur një gaforre komplimentohet, emocionohet dhe skuqet e tëra. Gaforret janë ata njerëz që kënaqen kur dikush i thotë një fjalë të mirë, e falenderojnë, skuqen dhe kaq. Gaforret e kanë të vështirë ti fshehin emocionet.
Virgjëresha: Virgjëresha është një person që e kritikon veten jashtë mase. Prandaj nëse i komplimentoni, ata nuk do ju besojnë dhe do e vënë në dyshim komentin tuaj. Virgjëresha nuk beson në përsosmëri edhe pse e synon, kështu që ajo beson se ju po e gënjeni atë. Nëse e komplimentoni, ajo thjesht do të përgjigjet me një "faleminderit" të thatë dhe nuk do të vazhdojë diskutimin.
Bricjapi: në këtë pjesë mund të jetë më keq se virgjëresha që analizuam më lart. Arsyeja është se kjo shenjë nuk e beson komplimentin.Pavarsisht se çfarë i thoni një bricjapi, ai nuk do të pajtohet me ju. Bricjapi urren ekzagjërimet dhe fjalët e tepërta.